Sport

Muçi asiston në fitoren e Legias

Qendërsulmuesi 22-vjecar i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, ka asistuar në njërin prej tre golave që Legia i shënoi të shtunën përballë liderit të ligës, Rakowit.

Legia e Varshavës fitoi në shtëpi me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 26-të të elitës së futbollit të Polonisë.

Muçi në minutën e 15-të asistoi për sulmuesin tjetër të skuadrës, Tomas Pekhart.

Muçi luajti deri në minutën e 83-të, ndërsa këtë edicion ka katër gola e shtatë asistime në total, në 28 ndeshje të luajtura.

Te vendësit nga minuta e 83-të u inkuadrua mesfushori tjetër nga Shqipëria, Jurgen Çelhaka.

Legia e Varshavës është e dyta me 55 pikë.

Rakowi është i pari me 61 pikë.