Galatasaray po shkon drejt titullit të kampionit në Turqi. Të shtunën në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës turke, Galatasaray fitoi 2:0 ndaj Demirsporit.
Fitoren, skuadra e madhe turke e arriti në minutat e fundit të ndeshjes.
Fredrik Midtsjo shënoi për 1:0 në minutën e 86-të, ndërsa Nicolo Zaniolo shënoi nga penalltia në minutën e tetë të kohës shtesë për 2:0.
Milot Rashica e kompletoi ndeshjen te Galatasaray.
Galatasaray udhëheq në tabelë me 63 pikë nga 26 ndeshje.