Rahoveci është përshëndetur me humbje të thellë nga Superliga e Kosovës në basketboll. Të shtunën në kuadër të xhiros së fundit, përkatësisht të 28-të, Rahoveci në shtëpi u mposht nga Peja me shifrat 103:68.
Peja ka vazhduar me fitore, ndërsa ndaj Rahovecit ka dominuar plotësisht. Jalen Tate me 14 pikë e gjashtë kërcime si dhe Brad Waldow me shtatë pikë e 13 kërcime ishin më të mirët te Peja. Larry Thomas i kishte 16 pikë e shtatë asistime. Nga 15 pikë i shënuan Arti Hajdari e Alban Veseli.
Gary Blackston shënoi 18 pikë për Rahovecin, ndërsa i kishte edhe shtatë kërcime. Jack Pagenkopf i kishte 16 pikë e shtatë asistime.
Rahoveci përfundon kampionatin në vendin e fundit me 32 pikë. Edicionin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë, nëse nuk ka ndonjë zhvillim ndërkohë.
Peja starton në gjysmëfinale të plejofit. Çerekfinalen e kalon pa lojë.