Interi ka pësuar humbje e tretë rresht në Serie A, për të mbetur dukshëm mbrapa kreut të tabelës.
Skuadra e Simone Inzaghit pësoi në shtëpi nga Fiorentina, 1:0. Të vetmin gol e shënoi Giacomo Bonaventura në minutën e 53-të.
Interi mbetet i treti në tabelë pas 28 xhirosh, me 50 pikë të tubuara. Napoli udhëheq me 71, ndërsa në vend të dytë është Lazio me 52 pikë.