Mërgim Berisha e ka shënuar edhe golin e nëntë të sezonit në elitën e futbollit të Gjermanisë.
Por goli i tij i shënuar të shtunën në kuadër të xhiros së 26-të, nuk i ka ndihmuar Augsburgut ta fitojë ballafaqimin në udhëtim te Wolfsburgu.
Wolfsburgu e Augsburgu barazuan me rezultatin 2:2.
Maximilian Arnold shënoi autugol për epërsinë e Augsburgut.
I njëjti futbollist humbi penalltinë për vendësit në minutën e 21-të, pasi gjuajti shumë lartë mbi portë.
Në minutën e 32-të ishte momenti i Berishës, i cili pranoi topin fillimisht dhe gjuajti saktë me të majtën për 2:0 në të mirë të mysafirëve.
Luca Waldschmidt shënoi për 2:1 në minutën e 84-t, kurse Felix Nmecha barazoi rezultatin në 2:2.
Berisha luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa Elvis Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen.
Augsburgu në mesin e tabelës ka 29 pikë, dhjetë më pak se Wolfsburgu i vendit të nëntë.