Arsenali ka vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit të parë të kampionit në Premier League pas gati 20 vjetësh.
“Topçinjtë” të shtunën kanë mposhtur Leeds Unitedin 4:1, për të kthyer dallimin prej tetë pikësh nga ndjekësi i parë, Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Dy gola të Gabriel Jesusit dhe nga një i Ben Whitet e Granit Xhakës i mjaftuan ekipit të Mikel Artetas për fitoren e 23-të këtë sezon. Tek mysafirët shënoi Kristenseni.
Deri në fund të sezonit, Arsenali ka edhe nëntë “finale” të mbetura për të realizuar ëndrrën. Aktualisht Arsenali ka 72 pikë në tabelë.