Sport

Unioni fiton tjetër ndeshje, hap garën për titull

Union Berlini ka hapur sërish garën për titull kampioni në Gjermani, me fitoren e arritur të shtunën në shtëpi kundër Stuttgartit.

Unioni fitoi me rezultatin 3:0 dhe i afrohet kreut të tabelës.

Tani ka grumbulluar 51 pikë në 26 ndeshje.

Sheraldo Becker në minutën e 51-të dhe Kevin Behrens në minutën e 65-të, shënuan dy golat e para për vendësit, kurse autogoli i Genki Haraguchit vulosi gjithçka në këtë përballje në minutën e 68-të.

Stuttgarti mbetet në pozitën e fundit në tabelën e Bundesligës dhe rrezikon rënien nga liga.

Ka 20 pikë, dy më pak se vendi që dërgon në plejaut.