Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka vazhduar me formën e mirë tek Arsenali. Ai ka realizuar gol në ndeshjen ndaj Leedsit të shtunën, në xhiron e 29-të të Premier Leagues.
Xhaka shënoi me kokë në minutën e 84-t për rezultatin 4:1.
Ishte goli i tretë në tri ndeshjet e fundit rresht për Xhakën tek Arsenali.
Këtë sezon në Premier League, ai ka realizuar pesë gola dhe ka pesë asistime.