Pa gola është mbyllur pjesa e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në duelin Llapi – Malisheva.
Llapi ka qenë dominues me raste, por edhe Malisheva pati mundësi shënimi.
Asnjëra nga skuadrat nuk i shfrytëzoi mundësitë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës.