FC Augsburgu dëshiron që ta blejë përfundimisht ish-sulmuesin e Salzburgut, Mërgim Berishën.
Një gjë e tillë është konfirmuar të shtunën nga drejtori sportiv i Augsburgut, Stefan Reuter, shkruan “Augsburger Allgemeine”.
Klubi ende nuk e ka shfrytëzuar opsionin për blerjen e tij, por drejtori sportiv ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë në kohën e duhur.
Berisha është një prej lojtarëve më të mirë të Augsburgut në këtë sezon.
24-vjeçari që debutoi në miqësore me Përfaqësuesen e Gjermanisë në muajin mars, ka shënuar tetë gola dhe katër asistime në 19 ndeshjet e para të Bundesligës gjermane.
Reuterin nuk e brengos fakti për paraqitjet e tij të mira, ani pse ka zgjuar interesim të disa skuadrave.
“Është gjithmonë e njëjta me ne. Nëse vjen diçka e jashtëzakonshme dhe lojtari dëshiron ta bëjë hapin e radhës, ne merremi me atë çështje”, është shprehur 56-vjeçari Reuter.