Futbollisti maroken, Sofian Kiyine, është dërguar me nxitim në spital pas një përplasjeje të madhe që e pati në një mur të një salle sportesh në Belgjikë.
Kiyine, i cili luan në Leuven në elitën e futbollit të Belgjikës, e ka humbur kontrollin e makinës te një rreth në qytetin e Lieges.
Shumë fëmijë kanë qenë në oborrin e sallës sportive në kohën e përplasjes dhe ata mbetën të shokuar kur makina u përplas në mur.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.
Kiyine ka qenë në spital të enjten mbrëma, por gjendja e tij nuk është në rrezik për jetë.
#soccer star’s car soars into the air and strikes a gym. Oud-Heverle Leuven’s Sofian Kiyine crashed into a roundabout at approximately 200kph, sending the #Belgian player’s vehicle flying several meters into the air, smashing through a facade, and slamming into a building ? pic.twitter.com/W2eO3zEo7K
— Michael Ashura (@MichaelAshura) March 31, 2023