Sportistët ukrainas nuk do të lejohen të garojnë në ngjarjet kualifikuese për Olimpiadën “Parisi 2024”, nëse në to marrin pjesë sportistët rusë, ka thënë ministri në qeverinë ukrainase, Oleh Nemchinov.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që sportistët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë me flamur neutral.
Vendimi i qeverisë ukrainase u mor pas propozimit nga ministri i Sportit, Vadym Guttsait.
“Në mbledhjen e Qeverisë u mor një vendim protokollar me propozimin e kolegut Guttsait që të marrim pjesë në garat kualifikuese vetëm aty ku nuk ka rusë”, ka thënë Nemchinov.