Sport

Berardi drejt Lazios

 

Domenico Berardi mund të jetë përforcimi i madh i skuadrës së Lazios për sezonin e ri. “Corriere dello Sport” ka shkruar të premten se Lazio po synon transferimin e Berardit këtë verë, ndonëse nuk do ta ketë lehtë ta bindë Sassuolon në lirimin e tij.

Te Lazio po e shohin Berardin si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm dhe tashmë po përgatisin ofertën për shërbimet e tij.