Sport

Chelsea kërkon 70 milionë për Mountin

Mesfushori Mason Mount mund të largohet nga Chelsea këtë verë, por ekipi i interesuar për shërbimet e tij duhet të paguajë 70 milionë euro.

Ky është çmimi që Chelsea ka caktuar për Moutin, ka njoftuar të enjten “The Sun”.

Mount pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës, ndërsa interesim për transferimin e tij tashmë ka shfaqur Liverpooli.

Mesfushori 24-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat për ekipin nga Londra.