Denis Simani është dënuar me katër ndeshje moslojë.
Ky dënim për Simanin ka ardhur të mërkurën nga Federata e Futbollit e Zvicrës, për një incident që kishte ndodhur në ndeshje miqësore ndërmjet Luzernit dhe Bellinzonas.
Nuk ka pasur ndonjë fotografi apo pamje nga ky ballafaqim, por Simani 31-vjeçar që luan si mbrojtës te Luzerni pati përplasje të rëndë me Franco Romeron pak para pushimit.
Gjyqtari Tobias Thies i përjashtoi ata nga loja.
Për Simanin ishte dënimi i katërt i sezonit.