Përfaqësuesja e Zvicrës llogaritet favorite e Grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se skuadra e tij duhet pasur kujdes në ndeshjet që do t’i ketë para.
Zvicra fitoi në ndeshjen e parë në udhëtim te Bjellorusia, ndërsa në duelin e dytë mposhti Izraelin 3:0.
Por për përzgjedhësin Yakin, kualifikimi nuk është i sigurt.
“Skocia fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Spanjës. Gjithmonë do të ketë një befasi apo dy. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një”, është shprehur Yakin.