Drejtori menaxhues i Tottenhamit, Fabio Paratici, mund të largohet nga roli i tij në skuadër, pasi FIFA ia ka zgjeruar dënimin e tij në tërë botën.
Paraticit iu dha dënim prej 30 muajsh në muajin janar në Itali, pasi ish-klubi i tij, Juventusi, u shpall fajtor për parregullsi financiare, dhe për këtë arsye u dënua me heqjen e 15 pikëve.
50-vjeçari ishte drejtor sportiv dhe drejtor menaxhues te Juventusi para se t’i bashkohej Tottenhamit në qershor të vitit 2021.
Paratici dhe Juventusi kanë apeluar kundër këtij vendimi.
“FIFA mund të konfirmojë se pas një kërkese të Federatës së Futbollit të Italisë, kryetari i komitetit disiplinor të FIFA-s ka vendosur të zgjerojë sanksionet e vendosura nga Federata e Italisë ndaj disa zyrtarëve të futbollit në gjithë botën”, thuhet në komunikatë.
Nga Tottenhami ditë më parë dorëheqje dha trajneri Antonio Conte.
Christian Stellini do të jetë në krye të skuadrës deri në fund të sezonit bashkë me Ryan Masonin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.