Sport

Unitedi ofron 100 mln për Kanen

Te Manchester Unitedi janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin Harry Kane gjatë kësaj vere. Madje, bëhet e ditur se Unitedi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e kapitenit të Anglisë.

“Daily Mail” shkruan se Unitedi ka ofruar 100 milionë euro për ta bindur Tottenhamin në lirimin e sulmuesit 29-vjeçar në fund të sezonit.

Kane po shihet si përforcim i madh për sezonin tjetër tek Unitedi dhe trajneri Erik ten Hag po insiston në transferimin e tij.

Kane ka shënuar 23 gola këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa ende nuk e ka rinovuar kontratën me Tottenhamin që i skadon vitin tjetër.