Sport

Gasperini drejt Atleticos

Gian Piero Gasperini

Gian Piero Gasperini pritet të largohet nga Atalanta në fund të këtij sezoni për ta vazhduar punën e trajnerit në La Liga të Spanjës. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se trajneri italian sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e Atletico Madridit.

Mësohet se Gasperini tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e Atleticos, të cilët po e shohin si zëvendësim ideal për Diego Simeonen. Simeone ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll në verë duke i dhënë fund qëndrimit të tij në ekip prej vitit 2011.

Në anën tjetër, Gasperini është ndër trajnerët më të vlerësuar në Itali për lojën e tij sulmuese, ndërsa me Atalantan ka kontratë deri në vitin 2024.