Sport

Bayerni interesohet për Gavin

Gavi - Barcelona

Bayern Munichu ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Gavin. Lajmi është bërë i ditur të martën nga “Sky Sports Germany”.

Thuhet se Bayerni po e monitoron nga afër situatën e Gavit te Barcelona për shkak të telasheve me kontratën e tij dhe regjistrimin për të luajtur në La Liga. E gjithë kjo situatë mund të dërgojë deri në largimin e Gavit nga Barcelona në verë si lojtar i lirë.

Gavi është ndër mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe Bayerni është gati për ta bindur që të transferohet në Gjermani.

18-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 5 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.