Sport

Interi nis kontaktet me De Zerbin

Krerët e Interit kanë filluar të mendojnë për shkarkimin e Simone Inzaghit, pasi tashmë kanë nisur negociatat me Roberto De Zerbin.

“Gazzetta dello Sport” shkruan të martën se Interi edhe zyrtarisht është në kontakte me trajnerin italian, i cili aktualisht është në krye të skuadrës së Brightonit. Tek Interi nuk janë të kënaqur me rezultatet e fundit dhe për këtë arsye po mendojnë për shkarkimin e Inzaghit në fund të sezonit.

De Zerbi muaj më parë mori drejtimin e Brightonit dhe ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij në vlerë prej 10 milionë eurosh. Ai më herët ka punuar si trajner edhe te Shakhtari Donetsku e Sassuolo, ndërsa me Brightonin ka kontratë deri në vitin 2026.