Sport

Asani: Jemi të mërzitur për humbjen

Jasir Asani ka debutuar me sukses te Shqipëria. Sidomos në pjesën e parë, shkupjani ishte shumë i rrezikshëm. Ritmi i Asanit ra në pjesën e dytë dhe ai lëshoi fushën në minutën e 70-të.

“Kisha shumë emocione para ndeshjes, ndërsa lojtarët më kanë folur që ta marr ndeshjen me qetësi. Jemi të mërzitur pasi pësuam nga një rast dhe mbetëm pa pikë. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë dhe jemi krenarë me paraqitjen”, ka theksuar Asani.