Sport

Suedia fiton ndaj Azerbajxhanit

Pas disfatës së thellë në ndeshjen e parë nga Belgjika, Suedia të hënën mbrëma shënoi fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit me rezultatin, 5:0.

Kjo ndeshje i takoi grupit F kualifikues për Evropianin që mbahet vitin tjetër në Gjermani. Suedia pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale, 1:0. Për Suedinë shënoi Emil Forsberg. Ai realizoi në minutën e 38-të. Suedezët ngritën epërsinë në 2:0 me autogolin e Bahlul Mustafazada në minutën e 65-të. Suedia për 3:0 shënoi në minutën e 79-të. Viktor Gyokeres ishte shënues, ndërsa suedezët shënuan edhe dy gola tjerë të shpejtë. Në minutën e 88-të shënoi për 4:0, Jesper Karlsson, kurse një minutë më vonë Anthony Elanga për rezultatin final, 5:0.