Arsenali nuk është dorëzuar në garën për transferimin e mesfushorit Moises Caicedo nga skuadra e Brightonit. Mësohet se Arsenali ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për ta siguruar Caicedon në fund të këtij sezoni.
Arsenali ka kohë që po e kërkon Caicedon, por Brightoni deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat. 21-vjeçari po vlerësohet lart për paraqitjet e tij këtë sezon në Premier League dhe po pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta.
Mesfushori defensiv ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, ai ka 1 gol e 1 asistim në kampionatin e Anglisë.