Mesfushori Ruben Neves sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit për sezonin e ri. “The Sun” ka raportuar të hënën se Neves ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, i cili po negocion me Wolverhamptonin për lirimin e tij.
Për kartonin e 26-vjeçarit, Wolvesi po kërkon 40 milionë euro, pavarësisht se Neves ka kontratë deri vitin e ardhshëm. Neves po shihet si përforcim i duhur tek Unitedi për sezonin e ri dhe trajneri Erik ten Hag po insiston në transferimin e tij.
Ai është pjesë e Wolvesit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Porto, ndërsa këtë sezon ka 5 gola në 27 paraqitje në Premier League. Krahas Unitedit, interesim për portugezin kanë shfaqur edhe Newcastle e Liverpooli.