Interesimi i madh i skuadrave të njohura të Evropës për Rasmus Hojlundin, ka bërë që Atalanta t’ia caktojë çmimin sulmuesit danez, raporton “Calciomercato” të hënën.
Arsenali, Real Madridi e Juventusi, janë vetëm disa prej skuadrave që kanë shprehur interesim për transferimin e Hojlundit në verë. E për ta lënë të lirë 20-vjeçarin në fund të sezonit, Atalanta po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Hojlund para fillimit të këtij sezoni iu bashkua ekipit italian dhe po krahasohet me Erling Haalandin e Manchester Cityt. Në 25 ndeshje të luajtura për Atalantan, Hojlund ka shënuar 8 gola dhe ka bërë dy asistime. Ai ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sturm Grazi e Copenhageni.