Sport

Ronaldo vazhdon me formë të lartë

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me formë të lartë. Sulmuesi portugez arriti ta shënojë edhe një tjetër gol të dielën mbrëma, në ndeshjen të cilën Portugalia po e luan në udhëtim te Luksemburgu në kuadër të Grupit J kualifikues për “Euro 2024”.

Ronaldo golin e tretë në dy ndeshjet kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm, e shënoi në minutën e nëntë.

Ishte goli i 121-të për Ronaldon me fanellën e Portugalisë.