Mesfushori i Bayern Munchenit, Leon Goretzka, ka thënë se është shokuar me vendimin e klubit të tij për ta shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann.
Bayerni pak ditë më parë shkarkoi Nagelsmannin dhe në vend të tij e emëroi Thomas Tuchelin.
“Do të gënjeja nëse them se ditën e fundit nuk kanë ndikuar tek unë. Ishte shumë e vështirë. Ne kishim marrëdhënie shumë të mirë me Julianin. E kam parë atë ndoshta më tepër se familjen time. Ishte shokuese”, tha Goretzka për “TV2”.