Sport

Bëri komente raciste e homofobike, gjobitet rëndë Piqueti

Tri herë kampioni i botës në Formula 1, Nelson Piquet, është urdhëruar të paguajë 780 mijë funte për komentet raciste dhe homofobike për Lewis Hamiltonin.

70-vjeçari brazilian ka përdorur terme raciste në momentin kur i referohej Hamiltonit në një intervistë në vitin 2021.

Hamiltoni kishte thënë se “mendjet e lashta” duhet të ndryshojnë, pasi u shfaq intervista e tij.

Piqueti më vonë kishte kërkuar falje që pa dashje ka abuzuar në baza racore ngasësin britanik të Mercedesit.

Shtatë herë kampioni Hamilton është ngasësi i vetëm me ngjyrë në Formula 1.