Sport

Nora kthehet me medalje të argjendtë

 

Nora Gjakova ka bërë kthim pozitiv në garat e xhudos. Kampionia olimpike nuk kishte garuar që nga dhjetori, ndërsa të premten fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Nora në finale humbi nga xhudistja e Serbisë, Marica Perishiq. Nora pësoi dënimin e tretë në kohën shtesë.