Chelsea është bërë ekipi i fundit anglez që ka shprehur interesim për brazilianin Raphinha, raporton të premten “The Sun”. Raphinha mund të largohet në fund të sezonit nga Barcelona që ka telashe financiare dhe Chelsea është gati të bëjë ofertë zyrtare për 26-vjeçarin.
Raphinha iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij sezoni dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Megjithatë, Chelsea është gati të ofrojë 70 milionë euro për Raphinhan, i cili po kërkohet edhe nga Arsenali e Newcastle Unitedi. Këtë edicion, Raphinha ka 9 gola e po aq asistime në 38 ndeshje të luajtura për Barcelonën në të gjitha garat.