West Ham Unitedi po kërkon transferimin e sulmuesit të Interit, Joaquin Correa, në fund të sezonit. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se ekipi anglez ka bërë gati 25 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e tij.
Correa pritet të largohet në verë nga Interi, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.
Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Lazion, Sevillan e Sampdorian.
28-vjeçari ka 3 gola e po aq asistime në 26 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat. Krahas West Hamit, situata e Correas tek Interi po monitorohet edhe nga ekipi tjetër i Anglisë, Aston Villa.