Sport

Danimarka i nis me fitore kualifikimet për “Euro 2024”

Përfaqësuesja e Danimarkës nuk ka lejuar befasi në nisje të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”. Danimarka e udhëhequr nga përzgjedhësi Kasper Hjulmand të enjten mbrëma në Kopenhagë, fitoi përballë Finlandës me rezultatin 3:1, me “hat-trick” të sulmuesit Rasmus Hojlund.

Sulmuesi i Atalantas, Hojlund shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Shifrat i barazoi Oliver Antman në minutën e 53-të, por më pas vendësit shënuan edhe dy gola tjerë për të marrë pikët e plota nga ky ballafaqim. Hojlund realizoi tetë minuta para fundit për 2:1, ndërsa tregolëshit iu gëzua në minutën e tretë të kohës shtesë.

Sllovenia mposhti Kazakistanin në ndeshjen tjetër të Grupit H. Maksim Samorodov shënoi për 1:0, ndërsa golat e fitores për mysafirët i shënuan David Brekalo dhe Zan Vipotnik. Irlanda e Veriut fitoi në udhëtim te San Marino me dy gola të Dion Charles, në minutën e 24-t dhe të 55-të.