Sport

Kryeredaktori i gazetës serbe: Xhaka dhe Shaqiri nuk janë vetëm futbollistë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka
 

Kryeredaktori i gazetës serbe “Blic”, Predrag Mihailoviq, ka thënë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë vetëm futbollistë. Sipas tij, dy futbollistët kosovar që luajnë për Zvicrën, në Serbi shihen edhe si figura politike.

“Xhaka dhe Shaqiri nuk janë vetëm futbollistë, por shihen edhe si figura politike, pasi tashmë kanë shprehur bindjet e tyre politike”, ka thënë Mihailoviq për gazetën zvicerane “Blick”. Ai i është referuar edhe fanellës me mbiemrin Jashari të Ardon Jasharit që Xhaka e pati veshur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Katar.