Sport

Shqetësime për sulm në stërvitjen e Suedisë

Futbollistët e Përfaqësueses së Suedisë janë përballur me frikë të madhe në stërvitjen e të mërkurës.

E përditshmja “Aftonbladet” raportoi fillimisht se një person me sëmundje mendore ka hyrë në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm dhe ka tentuar që të shkaktonte probleme. Përderisa policia e arrestoi atë person në stadium, futbollistët suedez qëndruan edhe për një periudhë kohore brenda për arsye sigurie.

“Ne u desh të qëndronim në dhomat e zhveshjes”, ka thënë futbollisti i Leipzigut, Emil Forsberg, i cili ishte frikësuar më shumë për fëmijët që kishin ardhur t’i shohin nga afër futbollistët e Suedisë.

Policia kishte bërë kontrolle edhe në çantën e personit me sëmundje mendore, por brenda nuk ka pasur diçka të rrezikshme. Ai më parë ishte i dënuar për krime të rënda dhe shkelje të ligjit.