Sport

Bayerni kërkon Lukakun

Pavarësisht largimit të Robert Lewandowskit, sulmi i Bayern Municuht në Bundesligë ka qenë shumë efikas. Bavarezët kanë shënuar 72 gola, por në radhët e veta, synojnë që ta kenë edhe një sulmues.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Julian Nagelsmann po synon që në skuadër ta transferojë Romelu Lukakun e Interit.

Golashënuesi më i mirë i Belgjikës me 68 gola ka kontratë me “ziekaltrit” deri në verën e vitit 2026. 29-vjeçari me Interin në këtë edicion ka zhvilluar vetëm 19 paraqitje, ndërsa ka shënuar pesë gola e ka kontribuuar me një asistim.