Skuadra e Romës ka kthyer sytë ka sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, shkruan “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se Roma po synon transferimin e Lukakut këtë verë, pasi belgu pritet të kthehet te Chelsea pas huazimit njëvjeçar tek Interi. Skuadra e Interit ka vendosur mos ta blejë kartonin e tij dhe Roma po e sheh belgun si përforcim të duhur për sulmin.
Lukaku te Roma do të mund ta zëvendësonte anglezin Tammy Abraham, i cili pritet të transferohet në Angli. Lukaku ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet. 29-vjeçari ka 5 gola në 19 ndeshje të luajtura deri më tani për Interin.