Sport

City me ofertë për Brunon

Manchester City po shihet si favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Bruno Guimaraes, i cili është pjesë e Newcastle Unitedit. “The Sun” ka raportuar të martën se City tashmë është në negociata me Newcastlen për Brunon.

Mësohet se City tashmë ka bërë ofertë për Brunon, i cili po tregon paraqitje të mira te Newcastle.

Për transferimin e tij në verë, City ka ofruar 50 milionë euro plus kartonin e Kalvin Phillipsit, i cili pëlqehet nga Newcastle. Bruno në fillim të vitit të shkuar u transferua te Newcastle nga Lyoni dhe këtë sezon ka 4 gola e 3 asistime në 28 ndeshje të luajtura.

Krahas Cityt, interesim për transferimin e reprezentuesit të Brazilit ka kohë që ka shfaqur edhe Real Madridi.