Sport

Havertzi do të largohet nga Chelsea

 

Gjermani Kai Havertz do të jetë njëri prej emrave të mëdhenj që do të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të këtij sezoni. “Daily Mail” raporton të martën se ekipi londinez ka vendosur ta nxjerrë në shitje Havertzin, të cilit tashmë ia ka caktuar edhe çmimin.

Për ta lënë të lirë 23-vjeçarin në verë, Chelsea po kërkon të paktën 80 milionë euro. Havertz ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ndërsa po monitorohet nga Real Madridi.