Sport

Wolverhamptoni synon Kondogbian

Mesfushori Geoffrey Kondogbia pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “AS” ka shkruar të hënën se sipas të gjitha gjasave francezi do t’i bashkohet skuadrës së Wolverhamptonit.

Bëhet e ditur se Wolvesi tashmë ka arritur marrëveshje personale me 30-vjeçarin dhe po negocion me Atletico Madridin për lirimin e tij.

Për t’i siguruar shërbimet e tij, Wolvesi ka ofruar 20 milionë euro dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti. Tek Atletico nuk llogaritin shumë në Kondogbian, i cili ka kontratë deri në vitin tjetër. Këtë edicion ai ka 23 ndeshje të luajtura, ku ka bërë edhe dy asistime. Kondogbia në vitin 2020 iu bashkua Atleticos, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Valencia, Interi, Monaco, Sevilla e Lensi.