Sport

Brozoviq kërkon largimin nga Interi

 

Mesfushori i Kroacisë, Marcelo Brozoviq, po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Interit. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se Brozoviqi ka vendosur të largohet në verë nga skuadra italiane.

Thuhet se 30-vjeçari tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe tek Interi ka filluar të kërkojnë blerës për Brozoviqin.