1 perditesime
14:54

Ballkani nuk kalon krizën e rezultateve, barazon pa gola në Ferizaj

Kampioni në fuqi, Ballkani nuk ka shënuar fitore në ndeshjen e gjashtë rresht. Ballkani të dielën u ndal në barazim pa gola në ndeshjen ndaj Ferizajt. Ndeshja u luajt në Ferizaj para një numri të madh shikuesish, ndërsa i ka takuar xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani në Superligë nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa në këtë seri e ka edhe një humbje në garën për kupë. Me barazimin në Ferizaj, kampioni ka humbur rastin të kthehet në pozitën e parë. Mbetet i dyti me 51 pikë, një më pak se Drita. Ndërkohë Ferizaj fitoi pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë. Por ka rënë në pozitën e parafundit me 28 pikë. Ferizaj ka fituar pikë në ndeshjen e tretë rresht.

Image
13:55

Në Ferizaj mbyllet pa gola pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes në mes të Ferizajt dhe Ballkanit ka përfunduar pa gola.

Ndeshja që po luhet në Ferizaj i takon javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në Superligë, derisa Ferizaj ka dy fitore rresht.