Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka thënë pas ndeshjes me Dritën që përfundoi baras 0:0, se skuadra e tij humbi disa mundësi të mira shënimi, ndërsa e pranoi se skuadra e tij nuk kishte freski në lojë shkaku i angazhimit në mesjavë në ndeshje të Kupës.
Malisheva në çerekfinale të Kupës së Kosovës u eliminua nga Llapi pas 120 minutash lojë dhe ekzekutimit të penalltive.
“Kemi humbur dy-tre raste të qindpërqindta. Në pjesën e parë me Sobowalen. E pakuptimtë. Duhet ta qëllojmë portën për të shënuar. Rezultati baras është real përballë Dritës. Para pak ditësh luajtëm 120 minuta në Kupë. Mungonte freskia. Ishim të lodhur, por jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Sokoli.