Sport

Haalandi po i lë në hije më të mirët e futbollit

 

Ka qenë një periudhë relativisht e dobët për Erling Haalandin. Kjo kishte ndodhur para se ai të barazonte rekordin e pesë golave në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, kur Manchester City fitoi ndaj Leipzigut, 7:0, të martën mbrëma.

Haalandi kishte shënuar vetëm tri gola në nëntë paraqitjet e tij të fundit – që ishte seria më e dobët e sezonit – por tani ka shënuar 39 gola në 35 paraqitje qëkur iu bashkua Cityt vitin e kaluar.