Sport

Krasniqi shënon gol në Rumani

Ermal Krasniqi - CLUJ

Ermal Krasniqi ka shënuar gol në Rumani. Ai ka shënuar golin e dytë për Clujin që po fiton në shtëpi ndaj Universitatea Cluj.

Krasniqi ka shënuar në minutën e 32-të për 2:0, në ndeshjen që i takon javës së 30-të të elitës së futbollit rumun.

Për sulmuesin 24-vjeçar nga Kosova është goli i katërt në nëntë paraqitje. Ai ka edhe një asistim.