Unitedi me fitore bindëse ndaj Betisit

Unitedi me fitore bindëse ndaj Betisit
Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse ndaj Real Betisit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
“Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan me rezultatin 4:1 ndaj spanjollëve në “Old Trafford”.
Kjo fitore vjen pak ditë pas disfatës së thellë në derbi nga Liverpooli, 7:0, në Premier League.
Marcus Rashford shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë, por Ayoze Perez barazoi shifrat në 1:1 pas 32 minutash lojë.
Në minutën e 52-të, braziliani Antony shënoi për 2:1, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Bruno Fernandes realizoi golin e qetësisë.
Wout Weghorst shënoi tjetër gol tetë minuta para fundit, për fitoren bindëse të skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag.
Juventusi në Itali fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Freiburgut gjerman.
Angel Di Maria e shënoi golin e fitores minimale në minutën e 53-të.
Sevilla mposhti 2:0 skuadrën e Fenerbahçes.
Joan Jordan në minutën e 56-të e shënoi golin e parë, ndërsa golin e dytë e shënoi Erik Lamela pesë minuta para fundit.
Shakhtar Donetsku barazoi me Feyenoordin 1:1.
Ukrainasi Yaroslav Rakitskyi në minutën e 78-të realizoi për vendësit, kurse për holandezët shënoi Ezequiel Bullaude.
Ndeshjet kthyese dhe përcaktuese për çerekfinale zhvillohen pas një jave.
Baras pas pjesës së parë në ndeshjet kryesore të Ligës së Evropës
Manchester Unitedi dhe Juventusi kanë barazuar pas pjesës së parë me kundërshtarët e tyre në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
Unitedi dhe Real Betisi në “Old Trafford” kanë luajtur baras 1:1 pas 45 minutave të para.
Marcus Rashford shënoi në minutën e gjashtë për vendësit, ndërsa Ayoze Perez në minutën e 32-të barazoi shifrat në 1:1. Betisit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 33-të.
Juventusi po barazon me Freiburgun pa gola.
Pa gola janë mbyllur pjesët e para edhe në duelet Sevilla – Fenerbahçe dhe Shakhtar Donetsk – Feyenoord.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KBF Prishtina, finalistja e parë e Superkupës së Kosovës

Barça nxjerr në shitje Fatin

Insigne rikthehet në Serie A

Newcastle “blindon” Brunon
Cristante drejt Arabisë Saudite

Chelsea interesohet për Maignanin

Reali synon Osimhenin

Interi interesohet për Guirassyn

Giroud do të largohet nga Milani

Frimpong mbetet te Leverkuseni

Conte pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma
