Sport

Interi pa telashe ndaj Lecces

Interi nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen ndaj Lecces. Të dielën mbrëma, Interi fitoi 2:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të Serie A. Henrikh Mkhitaryan shënoi për 1:0 në minutën e 29-të, ndërsa Lautaro Martinez vendosi rezultatin finale, 2:0, në minutën e 53-të.

Kristjan Asllani qëndroi në stol tek Interi. Interi tani renditet i dyti me 50 pikë. Lecce është e 15-ta me 27 pikë.