Barcelona do të jetë pa sulmuesin Robert Lewandowski në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës kundër Real Madridit.
Lewandowski ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë në humbjen e Barcelonës 1:0 nga Almeria dhe do të jetë i detyruar të pauzojë të paktën deri në fund të kësaj jave.
Dueli i parë mes Realit dhe Barcelonës, zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. Pas këtij dueli, Barcelona do t’i ketë edhe dy përballje tjera me Realin javën e ardhshme. Fillimisht, do ta luajë ndeshjen e kthimit të Kupës së Spanjës, ndërsa do të përballet edhe në kuadër të La Ligas. Lewandowski është golashënuesi më i mirë këtë sezon në La Liga, me 15 gola të realizuar.