Sport

Unitedin e pret një kundërshtar tjetër nga Spanja në Ligën e Evropës

 

Manchester Unitedi do të përballet me Real Betisin në 1/8 finales të Ligës së Evropës. Shorti i tërhequr të premten ia ka dhënë kampionit të vitit 2017 një tjetër kundërshtar spanjoll, pas eliminimit të Barcelonës.

Unitedi do të presë Betisin, që renditet i pesti në La Liga, më 9 mars në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, stadium ku Barcelona u mund 2:1 të enjten për t’u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 4:3 në fazën e plejofit.