Sport

Barcelona me mungesa të mëdha, synon eliminimin e Unitedit nga Liga e Evropës

FOTO: AP
 

Barcelona do të jetë pa disa prej titullarëve të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit kundër Manchester Unitedit, në kuadër të plejofit të Ligës së Evropës. Kjo ndeshje luhet të enjten në stadiumin “Old Trafford” dhe starton në orën 21:00.

Mesfushori Pedri dhe sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, nuk kanë udhëtuar fare me ekipin për shkak të lëndimeve. Ndërsa, trajneri Xavi Hernandez nuk do të mund të llogarisë as në mesfushorin tjetër, Gavi, për shkak të suspendimit.